Denoncimi i rëndë i Krasniqit: E rrëzuan Qeverinë Kurti sepse ishte pengesë për tregti me territore

  • 27 May 2020 - 07:03
Denoncimi i rëndë i Krasniqit: E rrëzuan Qeverinë Kurti sepse ishte pengesë për  tregti me territore

“Ka shumë arsye pse u bën të gjithë bashke për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Përveç hajnisë dhe korrupsionit që i bëri bashkë të gjitha partitë që na kanë qeverisur në këto dy dekada, arsyeja tjetër ishte edhe bisedimet me Serbinë. Ata kanë qenë të vetëdijshëm se me Albin Kurtin kryeministër nuk do të mund të arrijnë qëllimin e tyre. Cili është qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre është që të përfundojnë marrëveshjen me Serbinë ashtu siç e kanë projektuar dyshja Thaçi-Vuçic”, thotë Faik Krasniqi.

Image
Faik Kransiqi

Analisti politik Faik Krasniqi, e vlerëson se qasje serioze gatishmërinë e Qeverisë Kurti në detyrë, për ta vazhduar dialogun me Serbinë, pas kërkesave të fundit që erdhën dhe nga zyrtarët e BE-së, por ky dialog nuk do të zhvillohet pa platformë nacionale dhe në dëm të territorit të Kosovës. Deklarimi pro vazhdimit të këtij dialogu nga Qeveria Kurti në detyrë, sipas analisti dhe publicistit Faik Krasniqi demanton akuzat e ish partnerit LDK dhe opozitës që me rastin e ngritjes së mocionit të mos besimit, e akuzuan Kurtin për mungesë vizioni, për acarim të raporteve me miqtë ndërkombëtar, e deri për antiamerikanizëm, pikërisht për shkak se Qeveria Kurti ishte këmbëngulëse që nuk mundë të ketë dialog pa parime, pa projekt konkret, por me duar në Xhepa sikur që vepruan qeveritarët e mandateve të kaluar, prandaj edhe u bashkuan dhe e rrëzuan ata që janë të gatshëm të vazhdojnë përsëri të njëjtin avaz.

“Ka shumë arsye pse u bën të gjithë bashke për ta rrëzuar Qeverinë Kurti. Përveç hajnisë dhe korrupsionit që i bëri bashkë të gjitha partitë që na kanë qeverisur në këto dy dekada, arsyeja tjetër ishte edhe bisedimet me Serbinë. Ata kanë qenë të vetëdijshëm se me Albin Kurtin kryeministër nuk do të mund të arrijnë qëllimin e tyre. Cili është qëllimi i tyre? Qëllimi i tyre është që të përfundojnë marrëveshjen me Serbinë ashtu siç e kanë projektuar dyshja Thaçi-Vuçic”, thotë Faik Krasniqi.

Sipas Krasniqi, është e pa imagjinueshme të pritet sjellje pozitive dhe bashkëpunuese nga ana e Serbisë, me këta lider të shantazhuar.

“Do të ishte naivitet i skajshëm nëse besojmë që Serbia do të na pranonte aq lehtë si shtet nëse marrëveshja përfundimtarë nuk do të ishte në favor të saj. Serbinë e njohim shumë mirë. Nëse ajo nuk përfiton diçka nuk nënshkruan asgjë. Se çfarë thonë politikanet tanë që Kosova s'do të dëmtohet asgjë nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, të gjitha këto janë përralla me mbret. Atyre u intereson të shpëtojnë lëkurën e tyre për krimet ekonomike dhe politike që i kanë shkaktuar këtij vendi, dhe jo se çfarë humb Kosova. Të njëjtit i falen tokë Malit të Zi dhe Maqedonisë sikur të bëhej fjalë për tokë të huaj. Çfarë mund të presim nga këta njerëz”, thotë analisti Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)