Ja pse duhet të dorëhiqet shkelës i Kushtetutës Hashim Thaçi

  • 27 May 2020 - 07:05
Ja pse duhet të dorëhiqet shkelës i Kushtetutës Hashim Thaçi

“Çdo qeveri që bëhet pa partinë e parë, konkretisht pa partinë me besimin më të madhe qytetarë, është kundër demokracisë dhe sistemit të cilin ne e përfaqësojmë, madje edhe po mburremi. Përfundimisht them, nëse Gjykata zhvlerëson dekretin e presidentit, ai duhet të shkoj në shtëpi”, thotë politologu Arsim Haziri.

Image
Arsim Haziri

Gjykata Kushtetuese është duke numëruar orët e fundit të shpalljes së verdiktit për dekretin e Presidentit Thaçi lidhur me dhënien e mandatit për lidhjen demokratike të Kosovës dhe kandidatin për kryeministër Avdullah Hotin për bërjen e Qeverisë së re, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion në Kuvendin e Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është obligativ për zbatim nga të gjitha palët e përfshira në kontekst por në këtë rast, nëse dekreti hidhet poshtë dhe nuk i njihet e drejta presidentit Thaçi për ti dhënë mandat LDK-s për formimin e qeverisë së re, analistët po0litik shohin pasoja të cilat e goditin rëndë edhe autoritetin e Presidentit. Sipas analistit politik Arsim Haziri, magjistar i shkencave politike, nëse Kushtetuesja e rrëzon dekretin e Thaçit ai do të duhet liruar pozitën e Presidentit, nëse për asgjë tjetër, për çështje të integritetit dhe përgjegjësisë morale, për krizën që e ka shkaktuar në vend.

“Duke qenë se vullneti qytetarë është i materializuar brenda neneve të Kushtetutës po ashtu edhe ligjeve, dekreti i presidentit aktuale duhet të shpallet i zhvlerësuar, këtë nuk po e abstragojnë assesi as njohësit madje edhe përpiluesit e Kushtetutës sonë. Vendi njëmend është brenda një krizë të thellë politike, krizë kjo e cila është kompozim i disa subjekteve politike përfshi edhe presidentin aktual, të cilët duke e parë rrezikun e për një zhvlerësim potencial elektoral, janë hedhur në veprime ilegjitime. Presidenti ynë, do duhej të zhvlerësohej së bashku me partitë kleptokratike, po të ishte mendimi i gjykatës kundër tyre, një vendim demokratik dhe legjitim duke e përfaqësuar edhe vullnetin e popullit, do të ishte vitale për të ardhmen e këtij vendi, për progresin e garantueshëm qytetarë”, thotë politologu Arsim Haziri. Sipas tij, përveç që do të ishte devijim nga Kushtetuta, dhënia e të drejtës për ta formuar Qeverinë, partia e dytë me partitë tjera më minore të dala nga zgjedhjet, pa partinë e parë fituese, do të ishte goditje vdekjeprurëse për demokracinë e re Kosovare.

“Çdo qeveri që bëhet pa partinë e parë, konkretisht pa partinë me besimin më të madhe qytetarë, është kundër demokracisë dhe sistemit të cilin ne e përfaqësojmë, madje edhe po mburremi. Përfundimisht them, nëse Gjykata zhvlerëson dekretin e presidentit, ai duhet të shkoj në shtëpi”, thotë magjistri i shkencave politike Arsim Haziri.

(Kosova Sot Online)