Karriera politike e Hashim Thaçit po mbaron me këto shkelje të Kushtetutës

  • 27 May 2020 - 16:21
Karriera politike e Hashim Thaçit po mbaron me këto shkelje të Kushtetutës

“Po bëhet gjithnjë e më enigmatike se si mundë ta akuzojë dikë për shkelje Kushtetuese, pikërisht njeriu kryesor që ka shkelur vet disa herë me radhë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, dhe po e mbyllë karrierën politike duke bërë tregti e pazare territoresh edhe me tokat e shtetit të Kosovës, që nga kufiri me Maqedoninë, Malin e Zi, nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tentativa çmendurake e tij për ndarjen Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, po me shkelje të kushtetutës dhe çmimin e shtrenjtë në dëm të territorit të Kosovës, duke rrezikuar seriozisht edhe ekzistencën e saj të mëtejme si shtet i lirë dhe i pavarur”, theksoi analisti politik Gani Qarri.

Njohësit e zhvillimeve politikë në vend, po vazhdojnë ta akuzojnë Presidentin Thaçi për presionin e tij të ashpër që i ka bërë dhe po vazhdon ti bëjë Gjykatës kushtetuese, në mënyrë indirekte, që me rastin e interpretimit të dekretit për formimin e qeverisë së re, ta nxjerr vendimin në favorin e tij dhe ta refuzon të pa bazuar kundërshtimin e LVV-s dhe të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Kështu thotë analisti politik Gani Qarri, sipas të cilit në këtë pikë ishte drejtuar edhe akuza e Thaçit kundër Kurtit, duke deklaruar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po sillet si njeri i jashtëligjshëm, derisa, ka thënë se i njëjti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve kushtetuese që kinse sipas Hashim Thaçit i ka bërë Kurti. “Për fat të keq kemi një njeri që e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese po paraqitet dhe po sillet si njëri i paligjshëm në skenën politike”, ka thënë presidenti Thaçi për Albin Kurtin. E nga ana e tij analisti Qarri thotë se Presidenti po mundohet që shkeljet e tija kushtetuese të jua faturon të tjerëve, në këtë rast, kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. “Është e pa moralshme që shkeljet e tija të jua hedh të tjerëve. Akuzat e Presidentit kundër Kurtit, për shkelje të Kushtetutës janë një mjegull që po krijohet para opinionit publik për ti mbuluar veprimet e tij kundër kushtetuese”, thotë analisti Gani Qarri.

Ai po ashtu kujton se si Presidenti me veprimet e tija po tejkalon të gjitha kompetencat kushtetuese, pasi që në Kosovë ekziston pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe ai gjyqësor dhe nga të tri këto pushtete, presidenti nuk është asnjëri prej tyre, por është vetëm një figurë emblematike që duhet të përfaqëson unitetin qytetar dhe ruan balancin politik në vend, kur ai zgjidhet me frymë demokratike dhe unitet politik që i mungon në këtë rast Hashim Thaçit.

Image
Gani Qarri

“Për të qenë edhe më të qartë, presidenti ka vetëm rol të balancimit të pushteteve në fjalë dhe kompetencën e balancimit, Thaçit ia mundëson vetëm posti që ai aktualisht mbanë,post ku para gati katër vitesh është katapultuar në mënyrë klandestine, me votën e marrë përdhunshëm nga jugo-komunisti Isa Mustafa, prej deputetëve të LDK-s, pa vullnetin e tyre. Megjithëse Hashim Thaçi nuk është pushtet në Kosovë, ai në vend që, siç e parasheh ligji dhe Kushtetua, të përfaqësojë unitetin e popullit dhe të jetë neutral në raportet me partitë politike, me synimin për komandim të vullnetit politik, Thaçi vazhdon të sillet në mënyrë kundërligjore dhe ndërmerr veprime jo kushtetuese, duke filluar që nga përpjekjet për ndikim tek Gjykata Kushtetuese e deri te dërgimi i letrave kryeministrit në detyrë, ku veçanërisht në atë të fundit cekë edhe se kinse z. Kurti nuk e ka shfrytëzuar afatin ligjor për dërgimin e emrit dhe formimin e qeverisë së re, sado që as vet Kushtetuta askund nuk e parasheh as përshkruan një afat të tillë”, thotë Gani Qarri.

“Presidenti jo vetëm se, që nga fillimi ka dëshmuar anime të hapura partiake dhe ndërmarrë veprim jo kushtetues, duke paragjykuar edhe veprimet e fituesit të zgjedhjeve, por marifetet e tij nuk mbarojnë as me kaq, ngase Hashim Thaçi vazhdon edhe në mënyrë indirekte ti bëjë presion Gjykatës Kushtetuese, që me rastin e interpretimit të dekretit për formimin e qeverisë së re,ajo ta nxjerr vendimin në favorin e tij dhe ta refuzojë si të pa bazuar kundërshtimin e LVV-s dhe të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit. Kështu që tanimë shihet qartë se nuk ishte fare e rastësishme, as akuza e Thaçit kundër Kurtit kur deklaroi se, kinse kryeministri në detyrë i Kosovës, po sillet jashtëligjshëm, duke shtuar se i njëjti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve kushtetuese që gjoja sipas Hashim Thaçit i ka bërë Kurti, të cilin shkon aq larg sa që e quan edhe si njëri të paligjshëm në skenën politike”, thotë Gani Qarri.

Sipas Qarrit, krejt kjo fushatë akuzash Kundër Kurtit, për kinse shkelje të kushtetutës, duke qëndruar dhe vepruar si kryeministër në detyrë, qëllimin e kanë fshehjen e abuzimit të tij më aktin më të lartë juridik të shtetit, që nga mandati i parë si kryeministër, e deri më sot në pozitë të Presidentit, të gjitha shkeljet që lidhen më humbje të territorit të Kosovës.


“Po bëhet gjithnjë e më enigmatike se si mundë ta akuzojë dikë për shkelje Kushtetuese, pikërisht njeriu kryesor që ka shkelur vet disa herë me radhë Kushtetutën dhe ligjet e vendit, dhe po e mbyllë karrierën politike duke bërë tregti e pazare territoresh edhe me tokat e shtetit të Kosovës, që nga kufiri me Maqedoninë, Malin e Zi, nënshkrimi i marrëveshjeve me Serbinë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe tentativa çmendurake e tij për ndarjen Kosovës dhe faljen e veriut të vendit tonë, Serbisë, po me shkelje të kushtetutës dhe çmimin e shtrenjtë në dëm të territorit të Kosovës, duke rrezikuar seriozisht edhe ekzistencën e saj të mëtejme si shtet i lirë dhe i pavarur”, theksoi analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)