Vajza 13-vjeçare dashurohet me një burrë 34-vjeçar, babai ia pret kokën në gjumë

  • 27 May 2020 - 18:52
 Vajza 13-vjeçare dashurohet me një burrë 34-vjeçar, babai ia pret kokën në gjumë

Një vajze 13-vjeçare nga Irani i është prerë koka nga babai teksa ishte duke fjetur sepse e mitura kishte rënë në dashuri me një 34 vjeçar, shkruajnë mediat lokale. Romina Ashrafi u vra në shtëpinë e saj në Hovigh.

Mësohet se e reja kishte vendosur për t’u largua nga familja me të dashurin e saj 34-vjeçar të quajtur Bahman Khavari. Dashuria mes Rominës dhe Bahman nuk është pranuar nga babai i të miturës i cili kreu dhe aktin makabër.

Raportohet se Romina ishte larguar për një periudhë disa ditore në shtëpinë e 34-vjeçarit dhe familja e saj kishte kërkuar ndihmën e autoriteteve për ta rikthyer në shtëpi.

Ndërkohë babai i adoleshentes është vetëdorëzuar në polici dhe ka pranuar të gjithë krimin. Edhe pse Irani e ka të miratuar me ligj dënimin me vdekje babai i 13-vjeçares do të shpëtojë nga kjo masë sepse cilësohet si kujdestari i vajzës.

Ndërkohë thuhet se ai mund të dënohet me 10 vite burg.

(Kosova Sot Online)