Arrestohet personi i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës, pak orë pasi iu publikua fotografia

  • 28 May 2020 - 09:11
Arrestohet personi i shumëkërkuar nga Policia e Kosovës, pak orë pasi iu publikua fotografia

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të suksesshëm në orët e vona të natës së kaluar.

Gjatë këtij aksioni është arrestuar personi i shumëkërkuar, për të cilën dje Policia ka treguar fotografinë e tij dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pak orë pas publikimit të këtij informacioni në media, pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë arritur të arrestojnë me sukses personin e kërkuar.

I njëjti kërkohej nën dyshimin për përfshirje në ‘vjedhje të rënda’ dhe raste të tjera.


(Kosova Sot Online)