Këshilltarët e Kurtit e mbulojnë me fotografi nga Qeveria protestën e VV’së

  • 28 May 2020 - 17:56
 Këshilltarët e Kurtit e mbulojnë me fotografi nga Qeveria protestën e VV’së

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që momentalisht janë duke protestuar në shesh të Prishtinës, kanë shpalosur edhe një baner në të cilin shkruhet “Duam zgjedhje”.

Protestën nga ndërtesa e qeverisë janë duke e ‘monitoruar’ edhe nga kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Erzen Vraniqi ka publikuar një fotografi të protestës, ku shihet edhe baneri me shkrimin “Duam zgjedhje”.

Njejtë ka vepruar edhe këshilltari tjetër i kryeministrit në detyrë, Driton Tali.

(Kosova Sot Online)