Kurti u del në ballkon të Qeverisë, protestuesit e VV’së brohorasin për zgjedhje

  • 28 maj 2020 - 18:06
 Kurti u del në ballkon të Qeverisë, protestuesit e VV’së brohorasin për zgjedhje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në ballkonin e qeverisë për të përshëndetur protestuesit në shesh të Prishtinës.

Kur Kurti doli që të përshëndes protestuesit, të njejtët filluan që të brohorisnin “Duam Zgjedhje”.

Në ballkon të Kuvendit ndërkaq janë parë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)