IHMK’ja njofton se si do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën

  • 28 May 2020 - 19:11
 IHMK’ja njofton se si do të jetë moti në Kosovë të premten dhe të shtunën

Të premten dhe të shtunën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, me intervale me diell dhe vranësira të dendura të cilat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, njofton IHMK’ja.

Sipas institutit, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-8 m/s.

(Kosova Sot Online)