Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit

  • 28 May 2020 - 23:51
 Haxhiu: Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur skandaloz aktgjykimin e Kushtetueses në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e qeverisë.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Gjykatësit kanë marrë vendim edhe sa i përket afatit që ka mandatari për krijimin e qeverisë, por pro kësaj kanë votuar 7 gjykatës, 2 kanë dalë kundër.

Haxhiu përmes një postimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se Kushtetuesja i dha grusht vullnetit të popullit.

“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz!”, ka shkruar Haxhiu, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

(Kosova Sot Online)