E zbulon eksperti i sigurisë: Presidenti Thaçi i frikësohet fitores së LVV-së, ky është skenari për shpalljen me ligj si parti politike ekstremiste

  • 29 May 2020 - 07:04
E zbulon eksperti i sigurisë: Presidenti Thaçi i frikësohet fitores së LVV-së, ky është  skenari për  shpalljen me ligj si parti politike ekstremiste

“Duke e pasur parasysh krejt këtë situatë LVV-ja ka filluar “provat gjenerale” për organizimin e protestave në Kosovë, që ndërlidhen viza vi me shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Momenti i tanishëm rreth këtij vendimi të gjykatës është tepër kritik i përgatitjes së shpërthimit të një vale dhune me përmasa të pa kontrollueshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës, si pasojë e ndikimit të politikës në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj përgjegjësinë në rast të eskalimit të situatës në dhunë të pa kontrolluar duhet ta bartin ata të cilët me ndikimin e tyre e kanë krijuar këtë situatë, e në këtë rast është Hashim Thaçi, i cili është dizajneri kryesor i këtij skenari që ka për qëllim provokimin e protestave të LVV-së dhe shpalljen e këtij subjekti politik parti ekstremiste, shkelëse e ligjeve dhe kushtetutës, dhe të përjashtuar edhe nga e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Hajrullah Tërnava

Image
Hajrullah Tërnava

Eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava, fillimin e organizimit të protestave nga LVV-ja, në pritje të shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese në favor të dekretit të Hashim Thaçit për krijimin e Qeverisë së re nga LDK me partnerët tjerë politik, e sheh si një skenar të rrezikshëm të cilin mundë ta përdorë Hashim Thaçi për të ju hakmarrë LVV-së, duke prodhuar incidente në kuadër të protestës, dhe më pastaj për ta akuzuar subjektin politik të dhunshëm ekstremist e deri në terrorizëm, për ta ndaluar me ligj veprimtarinë e tyre politike.

Për të mos ndodhur kjo situatë, zgjidhja e drejtë sipas Tërnavës do të ishte vendimi i Gjykatës kushtetuese në linjë të konfirmimit të interpretimit që i ka bërë situatës së njëjtë në vitin 2014.

“Përvojat e të kaluarës sikur të ripërsëriteshin si për shembull të vitit 2014, atëherë do të dihej epilogu edhe i këtij vendimit, por në shumë raste tani populli është skeptik, se e kanë kuptuar që administratorët nëpër institucione të Kosovës, nuk po kanë dëshirë të vijnë në konflikte me të mëdhenjtë e këtij shteti, si tani me Presidentin Thaçi, sepse ata si deri më tani i kanë gëzua benefitet e tyre nëpër institucione ku janë emëruar nga ata, dhe janë pasuruar skajshëm, po nga këta të mëdhenjtë e këtij shteti, prandaj për vete dhe familjet e tyre i kanë punët mirë, dhe vetëm në këtë mënyrë. me të qenit lojal ndaj tyre, edhe në të ardhmen do ti gëzojnë po këto benificione”, thotë eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Ternava.

Kjo kapje e madhe e shtetit, sipas Hajrullah Tërnavës po i bënë edhe qytetarët ta humbin shpresën dhe të ikin jashtë vendit. “Tjetër është se si qëndron tani Kosova në çdo aspekt të jetës së përditshme, e mbas miri kjo shihet te të rinjtë e këtij vendi që secili donë me migrua në tjera shtete, sepse në Kosovën tonë ata i kanë humbur shpresat e të jetuarit. Skepticizmi lidhur me shpalljen e vendimit i Gjykatës Kushtetuese është edhe më i madh kur ka paralajmërime për vendosjen në favor të dekretit të Hashim Thaçit për formimin e Qeverisë se re nga LDK-ja, duke përjashtuar LVV-në. Prandaj elektorati që në zgjedhjet e fundit ia dha votën LVV-së, dhe më nuk i duron këto padrejtësi, e sidomos kur e kuptoj lojën nga të gjitha partitë që u bashkuan për mocionin ndaj koalicionit LVV-LDK, e sidomos mosbesimi edhe te LDK-ja që iu bashkua opozitës për mocionin e mosbesimit që i treguan koalicionit të përbashkët në këtë rast me LVV-në”, thotë eksperti Tërnava.

“Nuk është në pyetje tani se vetëm elektoratit i LVV-së është i zhgënjyer krejt në këtë lojë, të zhgënjyer janë e gjithë popullata e sidomos ajo pjesë që nuk del në zgjedhje e që është shumicë, por ka edhe të tjera parti që e kanë kuptua këtë lojë jo të pastër të turpshme t partive në fjalë, dhe në sondazhet e ndryshme që bëhen LVV-në e përkrahin në mënyrë marramendëse me përqindje të mëdha, gjë që arrihet përshtypja se në zgjedhjet e radhës edhe vetë ka me i fitua përqindjen e votuesve që mundet tani me e krijua qeverinë në veti”, thotë Tërnava.

E fillimi i kundërshtimit me protesta të vendimit të Gjykatës kushtetuese, sipas Tërnavës, mundë të eshalon deri në ato përmasa sa që shpërthimi i dhunës ti faturohet përgjegjësi LVV-së, dhe ky subjekt politik të sanksionohet e ndëshkohet me ligj si parti politike ekstremiste e kundërligjshme.

“Duke e pasur parasysh krejt këtë situatë LVV-ja ka filluar “provat” gjenerale për organizimin e protestave në Kosovë, që ndërlidhen viza vi me shpalljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Momenti i tanishëm rreth këtij vendimi të gjykatës është tepër kritik i përgatitjes së shpërthimit të një vale dhune me përmasa të pa kontrollueshme dhe të rrezikshme për shtetin e Kosovës, si pasojë e ndikimit të politikës në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj përgjegjësinë në rast të eskalimit të situatës në dhunë të pa kontrolluar duhet ta bartin ata të cilët me ndikimin e tyre e kanë krijuar këtë situatë, e në këtë rast është Hashim Thaçi, i cili është dizajneri kryesor i këtij skenari që ka për qëllim provokimin e protestave të LVV-së dhe shpalljen e këtij subjekti politik parti ekstremiste, shkelëse e ligjeve dhe kushtetutës, dhe të përjashtuar edhe nga e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Hajrullah Tërnava.

(Kosova Sot Online)