Paralajmëron Grapci: Ruajeni shtetin, kjo është rruga e largimit të turpshëm të Hashim Thaçit nga karriera politike

  • 29 May 2020 - 19:17
Paralajmëron Grapci: Ruajeni shtetin, kjo është rruga e largimit të turpshëm të Hashim Thaçit nga karriera politike

“Duke e ditur që para më shumë se dy muajve Qeveria Kurti është rrëzuar duke u votuar mocioni i mosbesimit, pra duke e ditur që jemi në kohën e pandemisë, sado që me masa lehtësuese por me rrezik në vazhdimësi, unë bëj thirrje që vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e reja për të gjitha nivelet, për President të Kosovës dhe për Qeverinë-zgjedhjet parlamentare, si dhe për nivelin komunal në nivel vendi. Vetëm në këtë mënyrë mundë ta parandalojmë thellimin e krizës politike në një anë, mundë ta luftojmë dhe parandalojmë suksesshëm zgjerimin e pandemisë së koronavirusit, si dhe qytetaret do të ishin më të vullnetshëm të votojnë në këto zgjedhje të reja për ti ndërtuar përnjëherë, me ndryshime thelbësore të gjitha institucionet e shtetit, nga ai lokal e deri në nivelin qendror, Kuvend, Qeveri dhe Presidencë”, thotë analisti politik Dardan Grapci.

Analisti politik Dardan Grapci, ka reaguar lidhur me protestat që kanë filluar të përgatiten dhe zhvillohen nga Lëvizja Vetëvendosje në prag të shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit Thaçi për formimin e Qeverisë së re nga LDK. Me anashkalim të mandatit kushtetues për partinë e parë fituese të zgjedhjeve LVV, ashti sikur që e parasheh edhe Kushtetuta. Grapci thotë se zgjidhja e vetme për të dalë tani nga situata e krijuar, me shkelje kushtetuese edhe nga Hashim Thaçi që tani është afër fundit të mandatit të tij presidencial, është pritja me gjakftohtësi dhe maturi politike për zgjedhjet e përgjithshme në vitin që vjen, pasi që edhe po të nxjerr Gjykata kushtetuese vendim për rrëzimin e dekretit të Hashim Thaçit, ai nuk është i gatshëm për ta respektuar atë dhe për të dhënë dorëheqje, qoftë edhe për shkak të përgjegjësisë morale personale, për situatën e krijuar pa qeveri dhe me tensione politike.

Image
Dardan Grapci

“Sipas ligjit, dhe rregulloreve në fuqi dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi nuk do të rrezikohej nga shkarkimi apo nga dorëheqja, edhe nëse do të ndodhte që Gjykata Kushtetuese ta rrëzon dekretin e Thaçit. Në një rast të tillë e logjikshme dhe e moralshme do të ishte, për tu vlerësuar si hapi më pozitiv që mundë ta bëj Presidenti, tëvetë dorëhiqet nga i pari i vendit. Ai do të duhej ta pezullonte pozitën e Presidentit, duke u dorëhequr, deri në zgjedhjet e reja, kur unë them që do të ishte mirë të mbahen vitin e ardhshëm, zgjedhjet parlamentare dhezgjedhja e Presidentit të Kosovës. Deri në atë kohë me marrëveshje politike do të mundë të funksiononte Qeveria në detyrë me Kryeministrin aktual tëKosovës, Albin Kurtin”, thotë analisti politik Dardan Grapci.



Sipas Grapcit, vetëm mbajtja e tri palë zgjedhjeve në vitin që vjen, do të mundë të ndikonte pozitivisht në qetësimin por edhe në ndryshimin kualitativ të skenës politike, sepse qytetarët do të ishin më aktiv duke votuar në tre palë zgjedhje sipas preferencave të tyre për ndryshime.

“Duke e ditur që para më shumë se dy muajve Qeveria Kurti është rrëzuar duke u votuar mocioni i mosbesimit, pra duke e ditur që jemi në kohën e pandemisë, sado që me masa lehtësuese por me rrezik në vazhdimësi, unë bëj thirrje që vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e reja për të gjitha nivelet, për President të Kosovës dhe për Qeverinë-zgjedhjet parlamentare, si dhe për nivelin komunal në nivel vendi. Vetëm në këtë mënyrë mundë ta parandalojmë thellimin e krizës politike në një anë, mundë ta luftojmë dhe parandalojmë suksesshëm zgjerimin e pandemisë së koronavirusit, si dhe qytetaret do të ishin më të vullnetshëm të votojnë në këto zgjedhje të reja për ti ndërtuar përnjëherë, me ndryshime thelbësore të gjitha institucionet e shtetit, nga ai lokal e deri në nivelin qendror, Kuvend, Qeveri dhe Presidencë”, thotë analisti politik Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)