Vendimet e Gjykatës Kushtetueses ndër vite

  • 29 May 2020 - 21:33
 Vendimet e Gjykatës Kushtetueses ndër vite

Është instanca më e lart e drejtësisë në vend. Gjykata Kushtetuese u themelua menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, ndërsa rastin e parë e kishte pranuar në vitin 2009.

Por, që nga ajo kohë, ky institucion shpesh herë është shndërruar në organin më të përfolur në vend.

Krejt kjo për shkak të lëndëve që ka trajtuar e vendimeve që ka marr.

Në vitin 2010 pran kësaj Gjykate u parashtrua një kërkesë, me anë të së cilës pretendohej se ish presidenti Fatmir Sejdiu.

Gjyqtarët e saj, gjetën se Sejdiu kishte bërë shkelje kushtetuese kur kishte mbajtur postin e presidentit dhe të kryetarit të LDK-së, njëkohësishtë.

Kjo kishte bërë që Kosova të mbete pa president, dhe vendi kishte shkuar në zgjedhje.

Por, kjo nuk ishte hera e vetme që Kushtetuesja kishte rrëzuar presidentin.

Në vitin 2011, organi më i lart i drejtësisë në vend kishte konstatuar se Behgjet Pacolli  ishte zgjedhur president duke shkelur procedurat në Kuvend.

Në vëmendje të publikut Gjykata Kushtetuese erdhi edhe në vitin 2014.

Në atë kohë ishte krijuar një ngërç politik, pas zgjedhjeve nacionale.

Në atë kohë ishte formuar  blloku LAN, të cilët pretendonin se kishin të drejt të themelonin institucionet, përkundër faktit se Partia Demokratike e Kosovës i kishte fituar zgjedhjet.

E n ë korrik të atij viti ky institucion vendosi që partia që doli e para në zgjedhjet parlamentare të tetë qershorit, ka të drejtë që të provojë së pari formimin e qeverisë.

Ndërsa në rast se kandidati i propozuar për kryeministër nuk do të mirrte votat e nevojshme, sipas Gjykatës, Presidentja do të emëronte kandidatin tjetër për Kryeministër, pas konsultimet me partitë ose koalicionet.

Megjithatë formimi i qeverisë u realizua vetëm gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve, përmes koalicionit PDK-LDK.

Veç formimit të qeverisë, dilema pati edhe për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Një hap i tillë u kundërshtua vazhdimisht nga partitë opozitare.

Prandaj përgjigje për formimin e asociacionit dha edhe njëherë tjetër Gjykata Kushtetuese.

Në vitin 2015 kushtetuesja tha që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin  3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë ishte dhënë aprovimi për të vazhduar me themelimin e Asociacionit dhe kjo krejt i është lënë në dorë qeverisë së Kosovës dhe dekretit që pritet të miratohet dhe dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Porse një temë e tillë nuk u mbyll me vendimin e kushtetueses, e shpesh u bë objekt diskutimi mes pozitës e opozitës.

Së fundmi Gjykata Kushtetuese u shndërrua në institucionin më të përfolur në vend, për shkak se po trajtonte dekretin e presidentit që i kishte dhënë të drejtë Avdullah Hotit, për themelimin e qeverisë së re.

Kësaj radhe Gjykata vendosi se Lëvizja Vetëvendosje nuk kishte të drejtë në pretendimet e saj se vetëm partia që ka dal e para në zgjedhje ka të drejtë të formoj qeverinë. 

(Kosova Sot Online)