E thotë profesori i njohur: Politika e pa përgjegjshme i bllokon institucionet, Kuvendi dhe Qeveria jashtë funksionit legjislativ

  • 30 May 2020 - 13:07
E thotë profesori i njohur: Politika e pa përgjegjshme i bllokon institucionet, Kuvendi dhe Qeveria jashtë funksionit legjislativ

“Ndër aktet ligjore prioritare do të duhej të ishte Ligji për Origjinën e Pasurisë dhe Ligji për Pagat me të cilin në mënyrë racionale do të caktoheshin klasat e pagesave dhe ndalimi i pagave nga disa vende të punës. Aktualisht shumë persona punojnë në disa vende pune dhe në atë mënyrë "punojnë" në mënyrë improvizante e korruptive, e së andejmi paguhen "për punën e bërë" nga disa burime! Qeveria do të mundë të miratonte një Udhëzim Administrativ me të cilin do të ndalonte pagesën nga disa burime pos nga një vend pune e në atë mënyrë do të kurseheshin shumë para të nevojshme për destinacione më se të ndryshme në një anë si dhe do të pengohej improvizimi i kryerjeve shkel e shko të punëve në kolegje, administratë publike, në Kuvend, në Qeveri apo në institucione publike të ndryshme! Kështu veprohet në shtetet e së drejtës. Të bëhet edhe kjo punë në vendin tonë nga se është e lehtë dhe tejet e nevojshme", thotë profesori Riza Smaka.

Që nga fillimi i këtij mandati të ri qeverisës, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria po vazhdojnë edhe më tutje të jenë të pasivizuar dhe defunksionalizuar. Kështu vlerëson profesori i së drejtës Riza Smaka, sipas të cilit kjo gjendje po e dëmton shumë vendin për shkak të vazhdimit të gjendjes së bllokuar në fushën e reformave dhe të ligjvënies, plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve të domosdoshme reformë kushtetuese dhe bërjen e ligjeve të reja.

Image
Riza Smaka

" Vendi ynë më shumë se cili do vend tjetër ka nevojë imediate për funksionim efikas e efecient të ekzekutivit, legjislativit, administratës publike dhe sistemit të drejtësisë. Aktualisht në vendin tonë ekzistojnë këto institucione por nuk funksionojnë me efikasitet e efecientë të mirëfilltë. Sikundër deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të vepronin në favor të funksionit të deputetit e jo të subjekteve politike që ju përkasin, Kuvendi do të mundë të funksiononte për lakmi dhe ka shumë e shumë tema për t'i trajtuar , rregulluar juridikisht dhe kontrolluar implementimin e akteve ligjore në aplikim. Në anën tjetër edhe ekzekutivi do të mundë të funksiononte pa asnjë farë pengese për aq sa Kuvendi do të ishte kooperativ e jashtë petkut partiak! Ka shume akte ligjore që do të duhej përgatitur, miratuar, shumë akte ligjore që do të duhej amenduar ndër të tjera edhe Kushtetuta do të duhej amenduar së pakut në 25 provizione”, thotë profesori Riza Smaka.

Po ashtu sipas tij edhe ekzekutivi ka një mal detyrash para vetes por për shkak të krizës marrjes së mandatit nga ana e Kuvendit, gjithçka është jashtë funksionit dhe në gjendje kolapsi.

“Ndër aktet ligjore prioritare do të duhej të ishte Ligji për Origjinën e Pasurisë dhe Ligji për Pagat me të cilin në mënyrë racionale do të caktoheshin klasat e pagesave dhe ndalimi i pagave nga disa vende të punës. Aktualisht shumë persona punojnë në disa vende pune dhe në atë mënyrë "punojnë" në mënyrë improvizante e korruptive, e së andejmi paguhen " për punën e bërë" nga disa burime! Qeveria do të mundë të miratonte një Udhëzim Administrativ me të cilin do të ndalonte pagesën nga disa burime pos nga një vend pune e në atë mënyrë do të kurseheshin shumë para të nevojshme për destinacione më se të ndryshme në një anë si dhe do të pengohej improvizimi i kryerjeve shkel e shko të punëve në kolegje, administratë publike, në Kuvend, në Qeveri apo në institucione publike të ndryshme! Kështu veprohet në shtetet e së drejtës. Të bëhet edhe kjo punë në vendin tonë nga se është e lehtë dhe tejet e nevojshme", thotë profesori Riza Smaka.

(Kosova Sot Online )