Kurti ende s’e ka mbërri nivelin e kënaqshmërisë siç e kishte një Kryeministër tjetër

  • 30 maj 2020 - 17:27
 Kurti ende s’e ka mbërri nivelin e kënaqshmërisë siç e kishte një Kryeministër tjetër

Albin Kurti krejt jetën politike e ka duke kundërshtuar Hashim Thaçin. Ka synuar të zë pozitën e tij prej se ka hyrë në garën zgjedhore. Tash, është në pozitën e Kryeministrit të shkarkuar dhe bazuar në matjet e kënaqshmërisë të UNDP’së ka 65.4 për qind të kënqashmërisë së popullatës.

Ndërkaq, Hashim Thaçi kur ishte bërë Shef i Qeverisë kishte pasur kënaqshmërinë 72 për qind e përkrahjes.

Thaçi ishte bërë Shef i Qeverisë 9 janar 2008 ndërsa Albin Kurti më 3 shkurt 2020.

Këto të dhëna i ka publikuar Erton Bega, i cili ka thënë se përkrahja më e madhe për një Kryeministër ka qenë në Maj 2008 (72%) përderisa përkrahja më e vogël në Shtator 2015 (14,6%), ndërkaq së fundmi qenka 65,4%.

“Është trend i zakonshëm që pas zgjedhjes së qeverisë së re, qeveria dhe Kryeministri i ri të jenë të mbështetur nga populli si në Maj 2008 (72%), Nëntor 2014 (34,1%), Tetor 2017 (42,3%) dhe në Prill 2020 qenka 65,4%”, ka shkruar ai.

“Përkrahja sipas Pulsit Publik për Ramush Haradinajn në maj të vitit 2019 ishte 36,5% por ai dhe partia e tij AAK në zgjedhjet pasuese të 6 Tetorit 2018 u votuan vetëm prej 11,5% e qytetarëve. Pra Pulsi Publik nga UNDP pasqyron përkrahjen për institucionet dhe jo domosdoshmëritë përkrahjen politike”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)