Zbulohet serbi që i rekrutoi kosovarët në ushtrinë e ISIS’it

  • 01 June 2020 - 07:15
Zbulohet serbi që i rekrutoi kosovarët në ushtrinë e ISIS’it

Bedri Elezi është ekspert i sigurisë. Vjen nga qyteti i Kaçanikut, prej ku një numër i konsiderueshëm kosovarësh kishin përfunduar duke luftuar për organizatat terroriste.

Ai për herë të parë përmend një person të nacionalitetit serb, që thotë se ishte në krye të operacionit për rekrutim të kosovarëve për nevojat e ISIS-it.

Sipas Elezit, serbi Vladimir Jaksimoviq, i cili vjen nga qyteti i Gjilanit, është marr ekskluzivisht me rekrutimin e shqiptarëve të Kosovës që t’i bashkohen organizatës terroriste ISIS.

“…Për herë të parë po du ta permendi emrin e një udheheqësi kryesor, që ka qenë në krye të këtij organizimi, sidomos nga viti 2010. Ai është, Vladimir Jaksimoviq nga regjioni i Gjilanit, i lindur në vitin 1975, një serb për të cilin, unë personalisht, dyshoj se është pjesë e inteligjencës serbe”, ka zbuluar Elezi.

Tutje, ai ka treguar se Vladimir Jaksimoviq është marr me organzimin financiar dhe teknik të shkuarjes së shqiptarëve në Siri.

“…Ka qenë njëri nga personat kryesor që është marr me organizimin financiar dhe teknik të shkuarjes së shqiptarëve, përkatësisht, kosovarëve drejt Sirisë, dhe atje t’i bashkëngjiten drejtpërdrejt ISIS-it, sepse para kësaj kohe, ka pasur edhe qytetarë tjerë që kanë shkruar për të luftuar në Siri, por që iu janë bashkëangjitur organizatave tjera, siç kanë qenë, Al-Nusra dhe Al- sham, dhe Vladimir Jaksimoviq, do të thotë ekskluzivisht është marr me organizimin e shkuarjeve për pjesmarrje në luftën e Sirisë, për llogari të organizaatës ISIS”, ka thënë Elezi.

(Kosova Sot Online)