Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Komoran ku vdiq një 20 vjeçar

  • 01 June 2020 - 09:49
Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm në Komoran ku vdiq një 20 vjeçar

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me vdekjen e 20 vjeçarit nga Drenasi që vdiq dje si pasojë e aksidentit të ndodhur në rrugën e Caralevës të Komoranit

Ky aksident i cili kishte ndodhur midis një veture dhe dy motoçikletave la të vdekur djalin e vetëm të familjes Demiri, ndërsa i lënduar rëndë mbeti edhe drejtuesi i motoçikletës tjetër që ishte përfshirë në këtë aksident.

Tutje PK njofton se trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajte.

“Gllogoc   31.05.2020-17:00. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një veture dhe dy motoçikletave. Si pasoj e aksidentit dy drejtuesit pësojnë lëndime trupore me ç’rast njeri prej tyre ndërron jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion ndërsa i dyshuari arrestohet dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)