21 aksidente e 886 tiketa trafiku për 24 orë

  • 01 June 2020 - 09:51
21 aksidente e 886 tiketa trafiku për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 21 aksidente në trafikun rrugor, nga to 1 me fatalitet, 10 më të lënduar e 11 me dëme materiale.

Ndërsa, për të gjithë ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit janë shqiptar gjithsej 886 tiketa trafiku.

E, për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona, 10 nga ta janë në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

(Kosova Sot Online)