Qëlluan për vdekje palestinezin me autizëm: Ministri i mbrojtjes në Izrael u kërkon falje familjarëve

  • 01 June 2020 - 10:50
Qëlluan për vdekje palestinezin me autizëm: Ministri i mbrojtjes në Izrael u kërkon falje familjarëve

Ministri i mbrojtjes i Izraelit kërkoi falje për të shtënat vdekjeprurëse të policisë izraelite ndaj një palestinezi të paarmatosur.

Të shtënat ndaj Iyad Halak, 32 vjeç, në qytetin e vjetër të Jeruzalemit të shtunën, tërhoqi reagime të mëdha dhe ringjalli ankesa që tregonin se po përdoret forcë e madhe nga forcat izraelite të sigurisë.

Benny Gantz, i cili është gjysmë-mandatar në postin e kryeministrit bashkë me Netanyahu, i cili për momentin shërben si ministër i mbrojtjes në IZrael.  Ai ishte ulur pranë kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili nuk përmendi incidentin në fjalën e tij të hapjes.

“Ne ndjejmë keqardhje për incidentin në të cilin Iyad Halak u qëllua për vdekje dhe ne i shprehim ngushëllime familjes”, tha Gantz. “Jam i sigurt se kjo temë do të hetohet me shpejtësi dhe do të arrihen përfundime.”

Të afërmit e Halak thanë që ai kishte autizëm dhe po shkonte në një shkollë për nxënës me nevoja të veçanta, ku ai studionte çdo ditë kur u qëllua.

Në një deklaratë, policia izraelite tha se zbuloi një të dyshuar “me një objekt të dyshimtë që dukej si një pistoletë”. Kur ai nuk iu bind urdhrave për të ndaluar, oficerët hapën zjarr, thuhet në deklaratë. Zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld më vonë tha se nuk u gjet asnjë armë.

Palestinezët dhe grupet izraelite për të drejtat e njeriut kanë akuzuar prej kohësh forcat izraelite të sigurisë për përdorimin e forcës së tepërt në disa raste, ose duke vrarë individë që mund të ishin arrestuar ose duke përdorur forcë vdekjeprurëse kur jeta e tyre nuk ishte në rrezik.

Disa aktivistë pro-palestinezë e krahasuan gjuajtjen e së shtunës me rastet e fundit të dhunës policore në SH.B.A.

(Kosova Sot Online)