Deputeti shqiptar demanton kreun e partisë: Me koronavirus nuk u infektova tek vëllai im në iftar

  • 01 June 2020 - 14:50
Deputeti shqiptar demanton kreun e partisë: Me koronavirus nuk u infektova tek vëllai im në iftar

Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së Muhamed Zekiri i cili dje njoftoi se ka rezultuar pozitiv me koronavirus, në profilin e tij në facebook ka shkruar se për shkak të një gabimi të paqëllimshëm të kryetarit Zoran Zaev në pres konferencën e sotme se jam infektuar në iftar te vëllau im, dua vetëm të informoj:

“Gjatë tërë kohëzgjatjes së orës policore as nuk kam pasur leje për lëvizje, e as që kam shkelur ndonjë nga masat për ndalim të lëvizjes!

Gjatë tërë muajit të Ramazani të gjitha iftaret i kam pasur në shtëpi, vetëm me anëtarët e familjes – dhe pa vizita prej askujt.

Daljen e parë e kam pasur në uikendin e Bajramit dhe gjatë festës jam takuar vetëm me anëtarët e familjes më të afërt. Ata tek do të testohen, kështu që deri tani vetëm ne jemi konfirmuar si pozitiv me virus.

Unë vetë e publikova lajmin për infektimin, me epidimiologët është kryer anketa dhe autoritetet shëndetësore janë duke e bë të veten. Duke pasur parasysh se ka persona të tanguar që për dallim prej meje nuk janë figura publike, ju lutem të respektohet privatësia e tyre” ka shkruar Muhamed Zekiri.

(Kosova Sot Online)