Zbuten kufizimet në Spanjë, rihapen qendrat kulturore dhe muzetë në Madrid

  • 01 June 2020 - 16:11
 Zbuten kufizimet në Spanjë, rihapen qendrat kulturore dhe muzetë në Madrid

Spanja zbut masat kufizuese pas frenimit të ndjeshëm të përhapjes së Covid-19. Qendrat kulturore në Madrid u rihapën me ardhjen e qershorit, teksa kryeqyteti gjendet në fazën e parë të planit të qeverisë për të dalë nga një ndër izolimet më të ashpra të Evropës.

Njerëzit u vendosën në radhë përpara qendrës kulturore “Caixaforum”, që çeli dyert e ekspozitave këtë të hënë, ndërsa qytetarë të tjerë u panë teksa ushtroheshin përballët muzeut “Reina Sofia”, i cili do të presë vizitorë nga 6 qershori. Në këtë datë do të rihapet dhe muzeu “Prado”.

“Personalisht, e dua artin dhe rihapja e qendrave kulturore dhe muzeve është fantastike. Hap pas hapi do të kthehemi në jetën normale. Shpresoj që situata të përmirësohet”, u shpreh një banore e Madridit.

Edhe pse baret ishin të tejmbushura me klientë lokalë, qendrat e famshme të pritjes së turistëve dhe dyqanet e kanë ndjerë mungesën e vizitorëve.

“Siç e shikoni kemi më pak klientë. Turistët zakonisht vijnë këtu gjithë vitin, por jemi të kënaqur dhe me vizitorët lokalë”, tha Antonio Paide, muzeu “Jamon Butcher”.

Ndërkohë, Spanja do të garantojë sigurinë shëndetësore me rihapjen e vendit për turistët e huaj muajin e ardhshëm pas mbylljes së plotë 3 mujore të kufijve. Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi të dielën se do të kërkojë shterjen e gjendjes së emergjencës deri me 21 qershor për herë të fundit, dhe pas kësaj date nuk do të ketë asnjë kufizim për lëvizjen e lirë të qytetarëve. 

(Kosova Sot Online)