Inspektorët nuk gjejnë produkte serbe të importuara pas 30 majit

  • 01 June 2020 - 22:38
 Inspektorët nuk gjejnë produkte serbe të importuara pas 30 majit

Inspektorët e tregut u nisën në terren të hënën paradite. Këta do të dalin për ta parë nëse po zbatohet një urdhëresë e Ministrisë së  Ekonomisë.

Sipas kësaj urdhëresë të gjitha produktet serbe që kanë hyrë nga data 30 maj e që nuk janë në përputhje me kushtetutën e Kosovës duhet të largohen nga tregu.

Kështu inspektorët ia mësynë kompanive që importojnë mallra serbe për të marrë nëse po zbatohet vendimi i qeverisë për reciprocitet me Serbinë.

Megjithatë këtu në depon e Elkosit në Fushë Kosovës gjitha produktet ishin futur para datës 30 maj.

Por sipas ekonomistëve,  konsumatorët kosovar mund të ballafaqohen me rritje të çmimeve derisa të vet rregullohet tregu.

Ndërkohë në një përgjigje me shkrim nga inspektorati i MEPTINIS thonë se gjatë së hënës nga inspektimet e shumta në treg nuk ka pasur produkte nga Serbia që kanë hyrë nga data 30 maj.

Kosova ashpërsoi masat e reciprocitetit me një vendim të qeverisë në detyrë, dy ditë më parë.

(Kosova Sot Online)