Gjendet një person i mbytur në Durrës

  • 02 June 2020 - 22:37
 Gjendet një person i mbytur në Durrës

Një person i mbytur u konstatua mbrëmjen e sotme në breg të detit në Durrës.

Sipas policisë viktima është identifikuar 37-vjeçari me iniciale A.B.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)