Gjermania shënon 342 raste të reja të koronavirusit

  • 03 June 2020 - 08:30
Gjermania shënon 342 raste të reja të koronavirusit

Gjermania shënon 342 raste të reja të koronavirusit

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 342 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në shtetin me popullsinë më të madhe në Evropë ka shkuar në 182,370.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 29 raste fatale dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve nga Covid-19 shkoi në 8,551, shkruan “Reuters.

Ndonëse është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti persona të infektuar, Gjermania ka numër dukshëm më të ulët të viktimave në krahasim me Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën dhe Francën.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar disa masa të kufizimeve dhe pritet që gjatë këtij muaji t’i hapë kufijtë për udhëtime ndërkombëtare.


(Kosova Sot Online)