Protestuesit në ShBA nuk e respektojnë orën policore, dalin rrugëve edhe gjatë natës
Mijëra njerëz që po protestojnë rreth vdekjes së afrikano-amerikanit George Floyd në ShBA kanë qëndruar në rrugë edhe gjatë natës në qytete të ndryshme, duke e shkelur orën policore të vendosur nga autoritetet.
Në Atlanta, tensionet mes protestuesve dhe policisë u rritën para orës 21, kur hyri në fuqi ora policore. Policia hodhi gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit i sulmuan zyrtarët me shihe me ujë dhe fishekzjarrë.
Në Nju Jork, policët që u munduan t’i jepnin fund një dite të protestave paqësore arrestuan së paku 40 persona për shkeljen e orës policore që hyri në fuqi në orën 19. Disa protestues i plaçkitën dyqanet përreth Manhattan-it.
Policia u përball me rezistencën e protestuesve edhe në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington, pasi u përpoq që t’i zbrazte rrugët nga njerëzit afër Shtëpisë së Bardhë.
(Kosova Sot Online)