Oda Amerikane ndan nga 1 mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës

  • 03 June 2020 - 10:31
Oda Amerikane ndan nga 1 mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës

Oda Amerikane ndan nga 1 mijë euro për familjarët e dy viktimave të Artanës

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet e saj më të sinqerta për aksidentin në minierën e Artanës i cili la të vdekur në vendin e punës dy punonjës të kësaj miniere.

Fondacioni i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vendosur të ndajë 2,000 euro, respektivisht nga 1,000 euro për familjet e dy punonjësve të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, inxhinierit Haki Arifaj dhe xehëtarit Idriz Gerbeshi.

“Duke vlerësuar punën e vyeshme të të gjithë punonjësve në Kosovë, Oda Amerikane fton autoritetet përkatëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ngritjen e kushteve të sigurisë për minatorët si dhe të gjithë punonjësit tjerë në Republikën e Kosovës”.

(Kosova Sot Online)