Abazi mundohet t’i nxisë deputetët e koalicionit të mos e votojnë Qeverinë Hoti

  • 03 June 2020 - 11:43
Abazi mundohet t’i nxisë deputetët e koalicionit të mos e votojnë Qeverinë Hoti

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi ka thënë se nuk duhet që të votohet qeveria e re që do të udhëheqet nga  Avdullah Hoti duke u munduar t’i nxisë deputetët e koalicionit që janë të pranishëm në sallë të mos e votojnë qeverinë.

Abazi ka shkruar në Facebook se është akt patriotik që të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe.

“Është akt patriotik të mos votohet qeveria e Thaçit dhe Listës Serbe”, ka shkruar ai në Facebook.

Para pak çastesh ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria e re e Avdullah Hotit.

Vjosa Osmani, kryetare e Kuvendit nuk ka pranuar ta udhëheqë këtë seancë, dhe atë po e udhëheqë nënkryetari nga LDK’ja, Kujtim Shala.

(Kosova Sot Online)