Seanca për Qeverinë Hoti, një grup protestuesish po vazhdojnë të qëndrojnë te hyrja e Kuvendit

  • 03 June 2020 - 12:43
Seanca për Qeverinë Hoti, një grup protestuesish po vazhdojnë të qëndrojnë te hyrja e Kuvendit

Po mbahet seanca ku pritet të votohet Qeveria e Avdullah Hotit, ndërsa jashtë saj po vazhdon protesta e disa qytetarëve të pakënaqur për formimin e Qeverisë së re.

Është rrethuar hyrja e Kuvendit nga Policia, derisa protestuesit i janë afruar asaj.

Ndryshe, Hoti e ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar dhe pas pak pritet që të hidhen në votim kjo përbërje e Qeverisë.

(Kosova Sot Online)