Vota e Haxhi Shales vendimtare për Hotin Kryeministër

  • 03 June 2020 - 13:07
Vota e Haxhi Shales vendimtare për Hotin Kryeministër

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se presidenti Hashim Thaci dhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj e kanë bindur për ta votuar Qeverinë e Avdullah Hotit.

Shala thotë se ka pasur qëndrim kundër pasi, sipas tij, partia të cilës i takon është monopolizuar nga dy persona.

“Unë para dy ditëve kam deklaruamr se nuk do ta votojë Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të Presidentit Haradinaj dhe të ish-kryeministrit, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro Qeverisë”, ka thënë Shala.


(Kosova Sot Online)