Nëna dhe babai i Agon Musliut vizitojnë vendin ku vdiq i biri, nuk mund t’i mbajnë lotët

  • 03 June 2020 - 13:19
Nëna dhe babai i Agon Musliut vizitojnë vendin ku vdiq i biri, nuk mund t’i mbajnë lotët

Prindërit e Agon Musliut, të riut nga Gjilani i cili kishte ardhur nga Gjermania dhe ishte dërguar në karantinë në konviktet e Qendrës Studentore, ku më pas dyshohet se kishte bërë vetëvrasje, sot në njëmujorin e vdekjes së tij, kanë shkuar në vendin ku ka vdekur djali i tyre

Kanë shkuar tek vendi ku djali i tyre dyshohet se u vetëvra.

Me një buqetë me lule e fotografinë e djalit në duar, prindërit e Agon Musliut kanë shkuar të konviktet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Ata kanë kujtuar Agonin në njëmujorin e vdekjes, derisa ende nuk janë zbardhur rrethanat e vdekjes.

(Kosova Sot Online)