Pas formimit të Qeverisë Hoti, Presidenti Thaçi i ka dy fjalë

  • 03 June 2020 - 13:29
Pas formimit të Qeverisë Hoti, Presidenti Thaçi i ka dy fjalë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Përmes Facebook’ut, i pari i shtetit ka përgëzuar deputetët për votimin e Qeverisë, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës.

“Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Thaçin ka shkruar se me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund të bëhet rimëkëmbja e ekonomisë.

“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar presidenti.

(Kosova Sot Online)