Shpërthen ish agjenti i SHIK-ut: Po vjen Avdullah Hoti, Kryeministri kukull e dobët i klanit Mustafa-Thaçi-Haradinaj....

  • 04 June 2020 - 07:01
Shpërthen ish agjenti i SHIK-ut: Po vjen Avdullah Hoti, Kryeministri kukull e dobët i klanit  Mustafa-Thaçi-Haradinaj....

“Avdullah Hoti, të gjithë e dimë se është vetëm kukull e Isa Mustafës kurse në rolin e pretendentit për kryeministër, nën regjin e Hashim Thaçit tani do ta luan rolin që ja ka ngarkuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, por do të jetë shumë i dëmshëm me rolin që e ka marr, sidomos nga ndikimi që do të ketë në punën e tij Lista serbe. Po ashtu ai do të jetë edhe kukull e Ramush Haradinajt, Fatir Limajt e Pacollit. Pra në këtë situatë kur e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e cila është lodër e Thaçit dhe Mustafes, që bije vendim jo kushtetues atëherë "kryeministri" Avdullah Hoti është vetëm një nëpunës i thjesht i Hashim Thaçit, Isa Mustafes ,Listës Serbe, AAR, AKR-së dhe NISM-as”,thotë ish agjenti i SHIK-ut Naim Miftari.

Image
Naim Miftari

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, sipas analistëve politik, do të jetë Qeveria më e dobët që ka pasur Kosova deri më tani sepse ajo do të jetë e kontrolluar nga liderët e të gjitha partive politike në koalicion, duke e pasur një kryeministër kukull që nuk din kujt ti përgjigjet së pari. Kështu thotë njohësi i fushës së sigurisë dhe politikes, Naim Miftari, ish Agjent i SHIK-ut, ushtar i Lirisë dhe veprimtar. Se Hoti do të jetë një njeri i pa fuqishëm në këtë koalicion Qeverisës, vetëm emrin do ta ketë kryeministër, e ka thënë edhe vetë nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, sipas të cilit Hoti do të dominohet nga Hashim Thaçi. “Me thanë të drejtën, nuk do të doja me pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit, do të jetë kryeministër i radhës, duke besuar në kapacitetet e tij profesionale sidomos në ekonomi, besoj shumë qe përballja e efekteve të pandemisë në ekonomi janë sfida më e rëndë, ndërsa, sfidën në dialog nuk e ka me Grenellin po me presidentin Thaçi”. Ka thënë Lutfi Haziri, nënkryetar I LDK-s. Kjo deklaratë e hairit, sipas Naim Miftarit, tregon mjaftueshëm se edhe rrëzimi I Qeverisë Kurti nuk ndodhi për asgjë tjetër veç për të mbajtur Hashim Thaçi monopolin në politikën e jashtme, në dialogun me Serbinë, dhe për të shpëtuar të korruptuarit e deritashëm në qeverisje nga ndjekja dhe zbulimi i dosjeve të tyre kriminale.

“Avdullah Hoti, të gjithë e dimë se është vetëm kukull e Isa Mustafës kurse në rolin e pretendentit për kryeministër, nën regjin e Hashim Thaçit tani do ta luan rolin që ja ka ngarkuar Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, por do të jetë shumë i dëmshëm me rolin që e ka marr, sidomos nga ndikimi që do të ketë në punën e tij Lista serbe. Po ashtu ai do të jetë edhe kukull e Ramush Haradinajt, Fatir Limajt e Pacollit. Pra në këtë situatë kur e ashtuquajtura Gjykatë Kushtetuese e cila është lodër e Thaçit dhe Mustafes, që bije vendim jo kushtetues atëherë "kryeministri" Avdullah Hoti është vetëm një nëpunës i thjesht i Hashim Thaçit, Isa Mustafes ,Listës Serbe,AAR,AKR-së dhe NISM-as”, thotë Naim Miftari. Për këtë shkak, sipas Miftarit, edhe jetëgjatësia e kësaj Qeverie do të jetë tepër e shkurtës dhe me pasoja të rënda për LDK-AAK e Nisma. “Pra Kjo Qeveri e ka rolin e një seriali që do të përfundon shpejt dhe do të përfundon keq për Kosovën. Shume keq do ta pëson nga kjo lidhe e kundërligjshme e kundër kushtetuese LDK-ja e cila në zgjedhjet e ardhshme do ta ketë vështirë ta mban vendin e tretë pasi që është e sigurt se vendet e para do ti zënë LVV dhe PDK. Po e them këtë sepse PDK-ja e di shumë mirë se barra e ngarkuar mbi LDK-në nga Thaçi e Mustafa do të jetë shumë e rëndë për vetë LDK-në sepse bëhet fjalë për ballafaqim me çdo marrëveshje me Serbinë të përgatitur nga Hashim Thaçi. LDK-ja dhe Qeveria e saj duhet ta nënshkruan dhe pasojat do ti mbartë vet sikur rasti ishte asociacioni serb që përgatitë nga Hashim Thaçi dhe kukulla e tij Edita Tahiri, por e nënshkroi Isa Mustafa, e pastaj Thaçi thoshte se LDK e ka nënshkruar atë marrëveshje jo kushtetuese. Prapë të njëjtën gjë do ta përsërit Hashim Thaçi. Posa të rizgjidhet kryetar prapë do ta rrëzon vetë qeverinë e Abdullah Artistit i cili si pa kurrizor që është po merr barrë mbi veti që nuk do të mundë ta bartë shumë larg”, thotë Naim Miftari.

(Kosova Sot Online)