Këto mjete të blinduara i takojnë Ushtrisë së Kosovës

  • 04 June 2020 - 07:18
Këto mjete të blinduara i takojnë Ushtrisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ndihmojnë Ushtrinë e Kosovës, duke kontribuar që ajo të jetë një ushtri moderne dhe e pajisur mirë me mjete luftarake.

Atasheu ushtarak i Kosovës në Washingron, Ilir Qeriqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Ushtria e Kosovës së shpejti do të ketë në posedim këto automjete të blinduara ushtarake të paraqitura në fotografi.

Këto mjete të blinduara i takojnë Ushtrisë së Kosovës

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të ndihmojnë Ushtrinë e Kosovës, duke kontribuar që ajo të jetë një ushtri moderne dhe e pajisur mirë me mjete luftarake.

Atasheu ushtarak i Kosovës në Washingron, Ilir Qeriqi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Ushtria e Kosovës së shpejti do të ketë në posedim këto automjete të blinduara ushtarake të paraqitura në fotografi

“Përkrahja dhe koordinimi me partnerin tonë strategjik në vazhdimësi, po sjellin rezultate në zhvillimin e kapaciteteve tona, si në pajisje, edukim dhe trajnim. Misioni i ri kërkon përgatitje dhe pajisje, që permbushin synimet dhe objektivat tona për një forcë sa më moderne, dhe kompatibile me aleatin tonë SHBA. Në Kosovë së shpejti do të arrijnë këto pajisje, e që vargu i tyre do të jetë mjaftë i gjatë. Vazhdojme tutje. Shume të tjera do ti kemi edhe në të ardhmen”, ka thënë Qeriqi.

Ky lajm i përkrahjes së SHBA’së për Ushtrinë e Kosovës, vjen në ditën kur në vend u votua një qeveri e re, nga e cila Washingtoni zyrtar pret që sa më shpejtë të jetë e gatshme për të filluar dialogun me Serbinë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje finale në mes të dy vendeve.

(Kosova Sot Online)