E thotë Krasniqi: Kështu do ti nënshtrohet kryeministri Avdullah Hoti para urdhrave të Hashim Thaçit

  • 04 June 2020 - 13:30
E thotë Krasniqi: Kështu do ti nënshtrohet  kryeministri Avdullah Hoti para urdhrave  të Hashim Thaçit

“Krijimi i qeverisë së re me kryeministër Avdulla Hoti, është qeveri që e do Hashim Thaçi për ta realizuar planin e tij për ndarjen e Kosovës. Heqja e reciprocitetit, vazhdimi i dialogut dhe arritja e marrëveshjes me Serbinë. Në këtë rast hipokriti më i madh po tregohet Ramush Haradinaj. Për hir të pushtetit po bëhet bashkë me LDK-në që do e heq reciprocitetin me Serbinë. Me çfarë fytyre bëhen pjesë e një qeverie, kur e dinë fare mirë që s'ka gjasa Serbia ta njoh Kosovën pa fituar diçka në këmbim të njohjes”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

Image
Faik Krasniqi

Vendimi i Qeverisë Kurti, për të duke vendosur së fundi edhe masën e reciprocitetit për shkak të sjelljes arrogante të shtetit serb ndaj Kosovës, edhe pas masave lehtësuese heqjes së taksës dhe lehtësirave të tjera për lëvizjen dhe bashkëpunimin reciprok, nga analisti politik Faik Krasniqi po shihet si sfidim serioz që po i bëhet Qeverisë në ardhje të LDK-s me kryeministër në ardhje Avdullah Hotin, i cili nuk do të jetë figurë autoritative vendimmarrëse por vetëm një servil i ulët i Hashim Thaçit. E këtë më së miri e dëshmon zotimi i Avdullah Hotit që reciprociteti i vendosur nga Qeveria Kurti në detyrë, ndaj Serbisë të anulohet në ditët e para të marrjes së mandatit, pasi ky vendim është kundërshtuar edhe nga Presidenti Thaçi.

“Këputja e zinxhirit të krimit dhe korrupsionit u bë shkak që u bënë bashkë të gjithë për ta rrëzuar Albin Kurtin. Por dialogu me Serbinë ishte edhe një ndër arsyet e rrëzimit. Ose më mirë të them reciprocitet i vendosur ndaj Serbisë. Ideatorëve dhe mbështetësve të ndarjes së Kosovës u pengoi vendosja e reciprocitetit Serbisë, sepse Richard Grenell ua ka ngulitur në kokë që serbët janë popull superior karshi shqiptareve, dhe shqiptarët duhet të sillen si afro-amerikanët e dekadave më parë”, thotë Faik Krasniqi.

E sipas Krasniqit, Qeveria Hoti do të jetë shumë e përket në zbatimin e të gjitha urdhrave që i vijnë nga lartë, nga Hashim Thaçi.

“Krijimi i qeverisë së re me kryeministër Avdulla Hoti, është qeveri që e do Hashim Thaçi për ta realizuar planin e tij për ndarjen e Kosovës. Heqja e reciprocitetit, vazhdimi i dialogut dhe arritja e marrëveshjes me Serbinë. Në këtë rast hipokriti më i madh po tregohet Ramush Haradinaj. Për hir të pushtetit po bëhet bashkë me LDK-në që do e heq reciprocitetin me Serbinë. Me çfarë fytyre bëhen pjesë e një qeverie, kur e dinë fare mirë që s'ka gjasa Serbia ta njoh Kosovën pa fituar diçka në këmbim të njohjes”, thotë analisti politik Faik Krasniqi.

(Kosova Sot Online)