E infektuara me koronavirus nga Kamenica kishte ardhur nga Gjermania para 10 ditësh

  • 04 June 2020 - 08:25
E infektuara me koronavirus nga Kamenica kishte ardhur nga Gjermania para 10 ditësh

Rasti i fundit me koronavirus që është paraqitur në Komunën e Kamenicës është një grua që ka ardhur nga Gjermania para 10 ditësh.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

“Kam kërkuar sqarim pse nuk është vendosur në karantinë kjo qytetare kur e dimë se karantina është larguar nga data 30 maj. Pra qytetarja ka dhjetë ditë që është futur në Kosovë nga aeroporti “Adem Jashari”, tha ai.

Kastrati thotë se është shqetësuese se ky është një burim i ri me koronavirus në Kamenicë.

“Deri tash i kemi pasur 41 raste. 37 prej tyre tashmë janë shëruar ndërsa me këtë qytetare na mbesin katër raste aktive”, deklaroi Kastrati.

I pari i Kamenicës thotë se nga këto katër raste aktive, dy nga ta në testin e parë kanë rezultuar negativ ndërsa shumë shpejt pritet të shërohen edhe ata.

 

(Kosova Sot Online)