Kurti i kthehet aktivizmit, nënshkruan peticionin për zgjedhje
Pas largimit nga detyra Kurti i kthehet aktivizmit, nënshkruan peticionin për zgjedhje
Ish-kryeministri Albin Kurti sot ka nënshkruar peticionin me anë të së cilës Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje.
Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre.
“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkroi ai në Facebook.
Dje në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin.
(Kosova Sot Online)