Armend Zemaj e merr detyrën e Ministrit, Arben Vitia nuk shkon në ceremoni të dorëzim-pranimit

  • 04 June 2020 - 13:33
Armend Zemaj e merr detyrën e Ministrit, Arben Vitia nuk shkon në ceremoni të dorëzim-pranimit

Armend Zemaj e ka pranuar sot detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, por në ceremoninë e dorëzim-pranimit nuk ka marrë pjesë ish-ministri, Arben Vitia.

Siç njofton MSh’ja, Zemaj ka zhvilluar takim me Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Shëndetësisë nga të cilët kërkuar që të angazhohen në përmbushjen e përgjegjësive që ka Ministria e Shëndetësisë në funksion të mbarëvajtjes së sistemit shëndetësor.

“Ministri Zemaj tha se do të jetë mbështetës i proceseve pozitive në shëndetësi dhe pret një bashkëpunim të ngushtë për të vazhduar punën në menaxhimin e situatës rreth Covid-19 në Kosovë dhe në fuqizimin e shërbimeve  shëndetësore në vend me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në vend”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)