120 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

  • 04 June 2020 - 22:06
120 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot janë regjistruar 120 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 953 testime, dhe aktualisht ka pothuajse 850 raste aktive.

Më shumë raste të reja ka në Shkup 67, pastaj në Kumanovë 19, Shtip 16, në Tetovë 9 raste të reja, në Veles dy dhe nga një në Gostivar, Negotinë dhe Strumicë.

Dy persona kanë ndërruar jetë, njëri në Klinikën e sëmundjes infektive dhe tjetri në spitalin “8 Shtatori”. Deri më tani, 147 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi atje. 24 orët e fundit, 16 pacientë u shëruan.

(Kosova Sot Online)