Ministria e Jashtme ua mundëson kalimin e kosovarëve në kufirin Slloveni-Kroaci

  • 04 June 2020 - 23:04
 Ministria e Jashtme ua mundëson kalimin e kosovarëve në kufirin Slloveni-Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një shkrimi adresuar medieve ka njoftuar se të gjithë shtetasit e Kosovës të bllokuar në kufirin Slloveni-Kroaci, do t’iu mundësohet kalimi.

Kjo sepse MPJD ka arritur marrëveshje me autoritetet kroate dhe malazeze kalimin e autobusit në të cilin ndohen më shumë se dhjetë shtetas të Kosovës, të cilët janë nisur një ditë më parë nga Italia.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka arritur sonte marrëveshje mirëkuptimi me autoritet kroate dhe ato malazeze, që të lejojnëë kalimin e autobusit në të cilin ndodhen më shumë se dhjetë shtetas kosovarë, të nisur njëë ditë më parë nga Italia.

Agjencia e cila ka organizuar udhëtimin, ishte nisur nga Italia drejt Kosovës pa kërkuar leje nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe pa i ditur masat që janëë në fuqi në vendet nëpër të cilat planifikonte të kalonte transit.

Autobusi ështëë ndaluar nga autoritetet kroate, ngase disa nga udhëtarët nuk posedonin dokumentacionin e rregullt (vizë transit ose Schengen), dhe aty ishin njoftuar po ashtu se Mali i Zi nuk i ka hapur kufijtë me Italinëë (prej nga ishin nisur), ngase ky vend konsiderohet ende si vatër e COVID-19.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes kanaleve të saj diplomatike, ka arritur të sigurojë nisjen e shtetasve kosovarë të ngujuar në kufirin midis Kroacisë dhe Sllovenisë prej më shumë se 30 orësh.

I ftojmë të gjithëë bashkatdhetarët që përpara se të nisen drejt vendlindjes, të kontaktojnë Misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, pasi shumë shtete, si pasojë e pandemisëë, kanë ende në fuqi disa masa që duhet plotësuar gjatë kalimit transit. (Numrat kontaktues mund t’i gjeni këtu).

(Kosova Sot Online)