Pas vrasjes së elefantit, arrestohet autori

  • 06 qershor 2020 - 09:19
Pas vrasjes së elefantit, arrestohet autori

Zyrtarët pyjorë në Indi arrestuan të premten një person, i cili ushqeu një elefant me barrë me një ananas të mbushur me fishekzjarre, duke i marrë jetën.

Elefanti ngordhi në qarkun Palakkad të shtetit jugor Kerala, pasi pësoi një dëmtim në gojë. Zyrtarët e pyjeve konfirmuan se elefanti ngordhi pranë bregut të lumit. Kafsha nuk reagoi dhunshëm ndaj aktit të shëmtuar.

Videot e ankthit të saj në dhimbje u bënë virale në mediat sociale duke shkaktuar reagimin e njerëzve nga të gjitha sferat e jetës. #PunishElephantKillers u ngrit në mediat sociale dhe qindra persona nënshkruan peticionin në faqet e internetit.

Në një postim në Twitter, Departamenti i Pyjeve në Kerala tha: “Departamenti i Pyjeve nuk do të lë asnjë gur pa lëvizur për të siguruar ndëshkimin maksimal për shkelësit.

(Kosova Sot Online)