Shpërthen me kritika analisti: Koalicioni LAN dhe lista serbe vetëm një klub profiterësh nga politika

  • 06 June 2020 - 17:00
Shpërthen me kritika analisti: Koalicioni LAN dhe lista serbe vetëm një klub profiterësh nga politika

“Shoqëria kosovare e pas luftës duket se iu ekspozua midis shumë formave të presionit dhe ekzaltimit edhe një fenomeni të ri që në sociologjinë bashkëkohore njihet si fenomen i profiterzimit. Kur një shoqëri është e korruptuar, aty nuk paraqitet vetëm një lloj i korrupsionit. Në Kosovë kemi të bëjmë me disa lloje të korrupsionit, kemi korrupsionin e madh, pra atë të përmasave të mëdha ose që quhet korrupsioni i ‘jakave të bardha’. Këto punësime familjare dhe partiake, do të vazhdojnë, qofshin edhe pa konkurse dhe pa përfillje të kritereve, që sipas organizatave të shoqërisë civile kanë prodhuar një situatë kur gjithsecili person që është i gatshëm për punë në Kosovë, nuk beson në trajtim të barabartë në rast të aplikimit në konkurse publike. Nga këta që tani kanë ardhur në pushtet kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën si logjikë e qeverisjes së keqe. Ky formacioni i qeverisjes pas VV-s, LDK-AAK-NISMA-Lista serbe nuk është qeverisje e ndryshimeve pozitive”, thotë analisti politik Ali Hertica.

Image
Ali Hertica

Derisa ish koalicioni qeverisës në mes të LVV-së dhe LDK-sdë ishte parë nga qytetarët dhe analistët politik si koalicion i shpresës dhe ndryshimeve pozitive, në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të vendit, koalicioni i tashëm i drejtuar nga LDK, po shihet si një krijesë e grupeve kriminale të interesit, të profiterëve që duan ta zhvatin shtetin duke përfituar përkohësisht nga politika, tradicionalisht sikur që kanë vepruar edhe në të kaluarën. Kështu e vlerëson këtë kabinet të ri qeveritar, të drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, analisti politik Ali Hertica. Sipas Herticës, kjo logjikë e qeverisjes me kapje të shtetit po vazhdon tani edhe duke e pasur LDK-në e përçarë në krye të ekzekutivit, si logjikë 20 vjeçare e keq qeverisjes, pasi që në këtë subjekt politik po dimonon kasta e vjetër politike që po i ngufatë reformat dhe krijimin e hapësirës pët kuadro të reja, të gatshme për shtet të së drejtës.

“Shoqëria kosovare e pas luftës duket se iu ekspozua midis shumë formave të presionit dhe ekzaltimit edhe një fenomeni të ri që në sociologjinë bashkëkohore njihet si fenomen i profiterzimit. Kur një shoqëri është e korruptuar, aty nuk paraqitet vetëm një lloj i korrupsionit. Në Kosovë kemi të bëjmë me disa lloje të korrupsionit, kemi korrupsionin e madh, pra atë të përmasave të mëdha ose që quhet korrupsioni i ‘jakave të bardha’. Këto punësime familjare dhe partiake, do të vazhdojnë, qofshin edhe pa konkurse dhe pa përfillje të kritereve, që sipas organizatave të shoqërisë civile kanë prodhuar një situatë kur gjithsecili person që është i gatshëm për punë në Kosovë, nuk beson në trajtim të barabartë në rast të aplikimit në konkurse publike. Nga këta që tani kanë ardhur në pushtet kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën si logjikë e qeverisjes së keqe. Ky formacioni i qeverisjes pas VV-s, LDK-AAK-NISMA-Lista serbe nuk është qeverisje e ndryshimeve pozitive”, thotë analisti politik Ali Hertica.

Sipas tij, me këtë dizajn të ri të kabinetit qeveritar nga subjekte politike që deri në vitin e kaluar ishin në ombrellën e koalicionit PAN, me PDK-në, kurse tani ka ndërruar emërtimi si LAN, me LDK-në, nuk do të ketë ndryshime sepse vetëm timonieri i parë i Qeverisë është ndërruar, kurse partnerët tjerë janë të gjitha ish PANI-stët të cilat qytetari i ndëshkoi me votë për ti lënë në opozitë për shkak të keq qeverisjes dhe abuzimit. Përveç shkeljeve ligjore, kjo dërgon edhe një sinjal mjaft dërmues, në kuptim të humbjes së shpresës për qytetarët e Kosovës, sepse të gjithë ata qytetarë të cilët nuk kanë ndonjë politikan të fuqishëm në pushtet, atyre nuk u lihet hapësirë që të kenë mundësi punësimi në çfarëdo pozite në institucione apo pozitat publike të vendi. Kjo dukuri, kujtojë që nuk duhet përgjithësuar edhe aq shumë, ngase gjykimi i kësi sojit na bënë të mendojmë se të gjithë ata që janë të implikuar në politikë janë potencialisht edhe njerëz të korruptuar. E me këtë ndryshim nuk shkëputet zinxhiri i së keqes as nuk do të shohim ndonjë ngjallje të shpresës nga qytetarët e përvajtuar dhe të mashtruar nga politikanë e korruptuar”, thotë analisti politik Ali Hertica.

(Kosova Sot Online)