Hoti: Kemi heq pengesat për dialog, Serbia ta ndalojë fushatën për çnjohje dhe të nisë dialogu me këtë datë

  • 06 June 2020 - 11:26
Hoti: Kemi heq pengesat për dialog, Serbia ta ndalojë fushatën për çnjohje dhe të nisë dialogu me këtë datë

Kryeministri Avdullah Hoti pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se nga sot kanë hequr të gjitha pengesat për dialog me Serbinë dhe për një kohë të arsyeshme dhe presin që edhe Serbia të heq pengesat për dialog.

“Kemi marrë vendim të rëndësishëm sot duke i hequr pengesat e dialogut, ne presim që të njëjtën gjë të shohim edhe nga pala Serbe dhe t’i japim frymë dialogut”, tha Hoti.

Hoti theksoi se për të gjitha këto veprime janë dakorduar me miqtë ndërkombëtarë.

“Kemi një dakordim me miqtë tanë ndërkombëtar qe presioni i tyre të jetë karshi Serbisë që ata të heqin pengesat për dialog, nga sot ne kemi tërhequr të gjitha pengesat”, tha Hoti.

Ndër të tjera, Hoti theksoi se ka marrë zotim që do të mbështetët nga partnerët ndërkombëtarë.

“Vendimet vinë si rezultat i kordinimit të punës tonë më partnerët tanë ndërkombëtar, zotimet që kemi marr ne është që t’i heqim këto pengesa. Mora zotimin që do të na mbështesim”, tha ai.

I pyetur për udhëheqjen e dialogut, ai tha se kryeministri i vendit në bazë të kompetencave kushtetuese e udhëheq dialogun.

(Kosova Sot Online)