Marin Mema bën dokumentar për mashtrimet serbe, çohet në këmbë Serbia

  • 06 qershor 2020 - 15:25
Marin Mema bën dokumentar për mashtrimet serbe, çohet në këmbë Serbia

“Gjurmë Shqiptare” emisioni nga gazetari Marin Mema, ka realizuar 6 ditë më parë një dokumentar të titulluar “Mashtrimi serb me objektet e kultit të krishterë në Kosovë”.

Në dokumentar u tregua sesi serbët kishin përvetësuar kishat iliro-arbërore dhe kjo pasqyrohet qartë me disa fakte historike. Kjo arsye ka bërë që shumë serbë të ngrihen kundër Memës dhe dokumentarit.

Personalitete të ndryshme, si politikanë, historianë, gazetarë dhe opinionistë kanë reaguar.

Lidhur me këtë ka folur edhe shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Kuptohet që Serbia kurrë dhe me asnjë kusht nuk do të heqë dorë nga shenjtorët e saj në Kosovë dhe Metohi, dhe ne besojmë se edhe populli shqiptar, i cili është krenar për historinë dhe traditën e tyre të pasur, nuk ka nevojë të shohë për historinë dhe traditën e njerëzve të tjerë. Disa shqiptarë janë duke e sulmuar historinë dhe besimin e popullit serb, duke e quajtur propagandë të radhës të shqiptarëve kundër serbëve.”- thotë Gjuriq.

Ministria serbe e Kulturës ka deklaruar se shqiptarët nuk po ndalen së provokuari shtetin serb, duke shtuar se deformimin e historisë serbe nuk do të mund ta arrijnë asnjëherë.

Reagime ka pasur edhe nga opinionistë të ndryshëm ku shihet edhe kërcënimi ndaj gazetarit Mema.

Ata kanë akuzuar se qëllimi i këtij dokumentari është denigrimi i kulturës dhe historisë serbe.

Shteti shqiptar deri tani nuk ka pasur asnjë reagim për këtë çështje.

(Kosova Sot Online)