I këputi kokën me sëpatë 50 vjeçarit, vetëvaret në qelinë e burgut autori i vrasjes

  • 07 June 2020 - 11:40
 I këputi kokën me sëpatë 50 vjeçarit, vetëvaret në qelinë e burgut autori i vrasjes

Rreth 4 muaj më parë Zamir Topi do të godiste pas kokës më sëpatë Dashnor Osmanin duke i këputur kokën nga trupi.

Ngjarja horror ndodhi në Korçë, teksa 50 vjeçari po shiste banane në zonën e pazarit të qytetit.

Por mbrëmjen e djeshme, mësohet se në burgun e Zaharisë së Krujës, autori 42 vjeçar është gjetur i vdekur. Zamir Topi, i cili vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor, u gjet i vetvarur në qelinë e tij.

Mbi arsyet se përse e shtynë në vrasjen makabre që tronditi qytetin, 42 vjeçari deklaroi para hetuesve se viktima i kishte prishur varrin e të ëmës.

(Kosova Sot Online)