Qeveria vendos: Hapet kufiri me Shqipërinë

  • 07 June 2020 - 12:29
 Qeveria vendos: Hapet kufiri me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nga e hëna do të largohet edhe masa e vetizolimit, e po ashtu do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, pa kufizim të orarit të lëvizjes.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. Msh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi I lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, tha Zemaj.

Ky propozim u votua me votë unanime nga të gjithë ministrat.

(Kosova Sot Online)