E thotë profesor Kelmendi: Ja pse LDK e Isa Mustafës me aleatët e bllokojnë ligjin Veting

  • 08 June 2020 - 07:43
E thotë profesor Kelmendi: Ja pse LDK e Isa Mustafës me aleatët e bllokojnë ligjin Veting

“Është shumë e qartë se me LDK-në dhe aleatët qeverisës nuk do të ketë Veting. Kjo për faktin se mu këtë nuk do ta përkrah as PDK-ja, ka kundërshtime me të mëdha për këtë ligj. Me ligjin e Veting-utdo të kapen mu njerëzit e PDK-së, të LDK-së, përkatësisht politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe administratorët, sikundër edhe burokratët dhe të gjithë këta do të përgjigjeshin. Në strumbullar të kësaj Qeverie dhe të PDK-së, mundet edhe të VV-së dhe të PSD-së, është krimi dhe korrupsioni. E ku do të lenë Isa Mustafa të nxirret ligji i tillë kur ai duhet të përgjigjet për vjedhjet e 3%, pastaj për vjedhjet gjatë kohës kur ishte kryetar komune, Kryeministër etj, që e kanë bërë familjen e tij milioner nga hiqi. Po më kujtohet që nuk pajtohet asHashim Thaçi që vjen nga Buroja, e ku bukë për tu ngirë nuk ka pasur e tash janë bërë të gjithë si familje milionere. Kështu mund të vazhdojmë edhe për të tjerët”, thotë Muhamet Kelmendi.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, ka reaguar pas debatit të zhvilluar në mbledhjen e dytë të kabinetit të Qeverisë së Kosovës, Qeverisë Hoti, në të cilën ashtë paralajmëruar heqja dorë nga bërja e Ligjit Veting, që ishte në programin e Qeverisë së koalicionit LVV-LDK dhe për ta përgatitur këtë Ligj ishte formuar edhe një grup i veçantë ekspertësh në kuadër të Ministrisë së drejtësisë. Profesor Kelmendi thotë se më vënien në pikëpyetje të këtij ligji po shpërfaqet në këtë mënyrë hapur frika e kapjes dhe ndjekjes përmes ligjit Veting, pikërisht të atyre strukturave nëpër parti politike dhe institucione të shtetit, përfshirë edhe të drejtësisë, pasi që një nga një do të ndiqeshin, pastroheshin e nuk do ti shpëtonin as ndëshkimit për të bërat e tyre.

Image
Muhamet Kelmendi

“Është shumë e qartë se me LDK-në dhe aleatët qeverisës nuk do të ketë Veting. Kjo për faktin se mu këtë nuk do ta përkrah as PDK-ja, ka kundërshtime me të mëdha për këtë ligj. Me ligjin e Veting-ut do të kapen mu njerëzit e PDK-së, të LDK-së, përkatësisht politikanët, gjyqtarët, prokurorët dhe administratorët, sikundër edhe burokratët dhe të gjithë këta do të përgjigjeshin. Në strumbullar të kësaj Qeverie dhe të PDK-së, mundet edhe të VV-së dhe të PSD-së, është krimi dhe korrupsioni. E ku do të lenë Isa Mustafa të nxirret ligji i tillë kur ai duhet të përgjigjet për vjedhjet e 3%, pastaj për vjedhjet gjatë kohës kur ishte kryetar komune, Kryeministër etj, që e kanë bërë familjen e tij milioner nga hiqi. Po më kujtohet që nuk pajtohet as Hashim Thaçi që vjen nga Buroja,e ku bukë për tu ngirë nuk ka pasur e tash janë bërë të gjithë si familje milionere. Kështu mund të vazhdojmë edhe për të tjerët”, thotë Muhamet Kelmendi.

Duke analizuar dhe komentuar paralajmërimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, Kelmendi thotë se ai është vetëm një argat besnik i Isa Mustafës.

“ Selmanaj, si sahanlëpirës i Isa Mustafes e donë dhe e mbron shumë pronarin e vetë. Përndryshe nuk do të ishte aty. Në fakt kemi tërësisht një qeveri që kurrë nuk do të lejoj Veting-un. Këtë e kanë deklaruar shumë politikan të partive politike, qoftë të qendrës, të majta, qoftë të djathta, apo qoftë mishmashe të partive politike jo ideologjike, por tipike karrieriste dhe përfituese në skenën politike të Kosovës”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi.

“Ka edhe shumë fakte të tjera që nuk do të kemi Veting, reforma, zhvillim ekonomik, barazi në fushën e punësimit dhe të ruajtjes së klasës punëtore në sektorin privat dhe publik. Nuk do të kemi fare mbrojtje në punë, sigurime sociale dhe shëndetësore. Gjendja do të përkeqësohet dhe vendi do të rrëshqet edhe më tutje në krizë. Nuk pres nga kjo Qeveri ndonjë gjë pozitive dhe të mirëfilltë. Do të vazhdon eksploatimi, papunësia, skllavëria dhe rreziku për ndarje të vendit është rritur dukshëm. Ndarja dhe copëtimi i Kosovës ishte prezent edhe në Qeverinë Kurti, por tash ka marr kahe dhe presim zhvillime të natyrës ndarëse të vendit tonë sepse rreziqet janë rritur”, thotë Muhamet Kelmendi.

(Kosova Sot Online)