Trupi i George Floyd-it do të bartet në varreza me qerre kuajsh

  • 09 June 2020 - 15:37
 Trupi i George Floyd-it do të bartet në varreza me qerre kuajsh

Trupi i pajetë i afrikano-amerikanit George Floyd do të dërgohen në varreza përmes një qerreje të tërhequr nga kuajt, bënë të ditur autoritetet lokale të qytetit Pearland.

Të martën në mesditë sipas kohës lokale, për burrin e ndjerë do të mbahet një meshë në Kishën “Fountain of Praise” në Houston të Teksasit, thuhet në njoftimin e publikuar nga familja dhe avokati Ben Crump.

Sipas autoriteteve të qytetit, trupi i Floyd-it më pas do të përcillet nga Departamenti i Policisë së Houston-it në Kopshtin Memorial të Houston-it, ku pritet të arrijë në orën 14 sipas kohës lokale, shkruan “CNN”.

Funerali do të vazhdojë nëpër Bulevardin “Cullen”, ku do të vendosen barrikada në mënyrë që njerëzit të mund ta përcjellin ceremoninë në mënyrë të sigurt. Autoritetet kanë kërkuar nga njerëzit që ta respektojnë distancën sociale dhe të vendosin maska.

Zyrtarët thanë se nuk e dinë sa njerëz do ta përcjellin funeralin e amerikanit të vrarë në të dyzetat e jetës së tij.

(Kosova Sot Online)