Vdes presidenti i shtetit afrikan, dyshohet se ia mori jetën koronavirusi

  • 09 June 2020 - 22:10
 Vdes presidenti i shtetit afrikan, dyshohet se ia mori jetën koronavirusi

Presidenti i Burundit, Pierre Nkurunziza, me moshë 55 vjeç, ka vdekur papritur pas një sulmi në zemër, njoftoi qeveria.

Sipas qeverisë, ai ishte shtruar në spital të shtunën pasi nuk ndjehej mirë dhe gjendja e tij nisi të përmirësohej, por të hënën pësoi një atak kardiak dhe përpjekjet për ta ringjallur ishin të pasukseshme.

Megjithatë, The Guardian shkruan se dyshohet se shkaktari i vdekjes së tij ishte koronavirusi.

Pas 15 vjetësh në pushtet, Nkurunziza pritej të lëshonte postin në gusht. Kjo pasi në vitin 2015, njoftimi se do të kandidonte për një mandat të tretë futi të gjithë vendin në kaos.

Në një grusht të dështuar shteti qindra njerëz vdiqën ndërsa dhjetra mijëra të tjerë u larguan nga vendi. Presidenti arriti të ndryshonte kushtetutën për të kandiduar në një mandat të tretë, por vendosi të hiqte dorë në atë që quajti “guida supreme drejt patriotizmit”. Ai kishte caktuar për vete shpërblesën prej $540,000 dhe një vilë luksi.

Nkurunziza erdhi në pushtet në 2005 dy vjet pas luftës civile 10-vjeçare që la të paktën 300,000 të vdekur. Ish-lideri rebel krenohej me pretendimin se kishte sjellë paqen në vend por qeveria e tij kritikohet për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut.

(Kosova Sot Online)