Familja e njërit prej policëve në rastin e Floydit hap fond për t’ia paguar shpenzimet, avokati i tij fajëson viktimën

  • 10 June 2020 - 16:02
 Familja e njërit prej policëve në rastin e Floydit hap fond për t’ia paguar shpenzimet, avokati i tij fajëson viktimën

Familja e njërit prej policëve që ishin të përfshirë në vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd e ka hapur një fond për të mbledhur para që t’i paguajë shpenzimet e gjykatës.

Ndërkohë avokati i policit, Earl Gray, e ka fajësuar viktimën pse nuk kishte dal nga vetura gjatë arrestimit. Ai tha se Floyd nuk është dashur t’i rezistojë arrestimit dhe është dashur t’i zbatojë urdhrat e katër policëve.

“Ai është dashur të dalë nga vetura dhe t’i zbatojë urdhrat e policisë. Ai nuk e bëri këtë”, tha avokati i policit, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Avokati gjithashtu e hodhi një pjesë të fajit edhe te kalimtarët e rastit, të cilët e kishin incizuar rastin dhe që i paralajmëruan policët se po e mbytnin burrin e shtrirë në tokë, duke thënë se ata është dashur të ndërhynin, nëse kanë menduar se Floyd po vdiste.

Polici Thomas Lane është arrestuar dhe është akuzuar për dhënie të ndihmës në vrasje të shkallës së dytë.

Ai e kishte filluar detyrën vetëm katër ditë para rastit të vdekjes së Floydid dhe në incizim shihet duke u përkujdesur që njerëzit të mos i afrohen kolegut të tij që po ia shtypte qafën me gju burrit të ndjerë.

(Kosova Sot Online)