Shikoni se si vidhet vetura në mes të ditës në Kodrën e Trimave

  • 10 June 2020 - 19:31
 Shikoni se si vidhet vetura në mes të ditës në Kodrën e Trimave

Rreth orës 15:30 në rrugën Fahri Fazliu në Prishtinë është raportuar për një rast ‘Vjedhje e Automjetit’.

Sipas policisë dyshohet se automjeti i ankuesit me targa vendore ka qenë i parkuar për kohë të shkurtër në një parking të një lokali dhe derisa ankuesi ka kryer shërbimin në lokal, person/a i dyshuar ka hyrë në automjetin e tij dhe ka iku në drejtim të panjohur.

Media ka siguruar edhe pamje të momentit kur kjo veturë e tipit ‘Passat’ është vjedhur dhe se pronari është duke kërkuar ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të shohin diku këtë makinë.

“Policia ka dalë në lokacion dhe njësitet kompetente janë duke kryer hetime lidhur me rastin”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.

(Kosova Sot Online)