Bajrami: Asnjëherë nuk është diskutuar në kryesinë e LDK’së për largimin e Vjosa Osmanit

  • 11 June 2020 - 22:25
 Bajrami: Asnjëherë nuk është diskutuar në kryesinë e LDK’së për largimin e Vjosa Osmanit

Ministrja e Ministrisë së Financave, Hykmete Bajrami,ka thënë se asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Asnjëherë nuk është diskutuar largimi i Vjosa Osmanit nga LDK’ja”, është shprehur Bajrami.

“Unë jam shumë e rregullt në mbledhjet e kryesisë së LDK’së dhe  asnjëherë nuk di të  kem munguar dhe asnjëherë nuk është diskutuar largimi i saj aty”, ka thënë Bajrami.

Tutje, ajo tha se nuk beson se do të vjen puna që të votohet largimi i Vjosa Osmanit në kryesinë e LDK’së.

“Nuk mendoj që ne do të vijmë në një pikë ku ne do duhej të votonim nëse Vjosa Osmani duhet larguar nga LDK’ja”, ka thënë Bajrami.

(Kosova Sot Online)